Një aksident me vdekjen e një 24-vjeçari ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Kamzë.

Policia informon se ka humbur jetën drejtuesi i një makine, shtetasi D.P., 24 vjeç i cili doli nga rruga. I plagosur mbeti edhe pasagjeri.

Informacioni paraprak

Më datë 13.03.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në Kamzë, shtetasi D. P., 24 vjeç, duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi D. P., dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi F. P., 61 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.