Në fund të këtij muaji, Autoriteti Portual Durrës pritet të shpallë kompaninë fitueese që do të marrë përsipër mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë për 3 vite në portin më të madh në vend.
APD ka hapur tenderin “Kontrata e mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë për 3 vite”, me vlerë 324 milionë lekë të vjetra, ndërsa afati i fundit që kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar është 30 mars.
Duke pasur parasysh nivelin e sigurisë që duhet të ketë i gjithë territori i APD, në dokumentet e tenderit specifikohet se operatori ekonomik që do të shpallet fitues duhet te kete personel te kualifikuar per realizimin e projektit. Për plotësimin e kësaj kërkese ofertuesi duhet të paraqesë certifikatën e kërkuara për:
- ISO 9001:2015 ose ekuivalent per menaxhimin e cilesise
- ISO 27001:2013 ose ekuivalent per menaxhimin e sigurise se informacionit
- ISO 20000-1:2011 ose ekuivalent per teknologjine e informacionit
Gjithashtu specifikohen edhe karakteristika të tjera që duhet të plotësojnë punonjësit e kompanisë që do të shpallet fituese e tenderit, të renditura si më poshtë:
1. Operatori Ekonomik duhet te kete te punesuar jo me pak se 10 punonjes ne listepagese, nga te cilet te pakten 5 nga keta punonjes duhet te jene te diplomuar si inxhinjer Elektronik ose Informatik ose Kompjuterik ose Telekomunikacioni dhe 1 (një) punonjes i diplomuar si Inxhinjer Elektrik. Per keta punonjes duhet te paraqiten Diplomat dhe duhet qe te figurojne ne liste pagesat e 3 muajve te fundit.
2. Operatori ekonomik duhet te kete minimalisht 1 (nje) punonjes te certifikuar nga Prodhuesi per Ndertimin e Sistemeve te Integruar. Per kete duhe te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figuroje ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit.
3. Operatori ekonomik duhet te kete minimalisht 1 (nje) punonjes te certifikuar nga Prodhuesi per Sistemet e Akses Kontrollit. Per kete duhe te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figuroje ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit.
4. Operatori Ekonomik duhet te kete minimalisht 1(nje) punonjes te certifikuar nga prodhuesi per Sistemet e Alarmit Per kete, duhet te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figuroje ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit.
5. Operatori Ekonomik duhet te kete minimalisht 1 (nje) punonjes te certifikuar per Sistemin e Radiokomunikimit. Per kete, duhet te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figuroje ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit.
6. Operatori Ekonomik duhet te kete minimalisht 1(nje) punonjes te certifikuar nga prodhuesi per Sistemet e Videos .Per kete, duhet te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figuroje ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit.
7. Operatori Ekonomik duhet te kete minimalisht 1(nje) punonjes te certifikuar nga prodhuesi per Sistemet e Menaxhimit te Videos Per kete, duhet te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figuroje ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit.
8. Operatori Ekonomik duhet te kete minimalisht 1(nje) punonjes te certifikuar CCNA .Per kete, duhet te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figurojne ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit.
9. Operatori ekonomik duhet te jete i paisur me Licence per MNZSH ( Mbrojtja nga zjarri dhe shpetimi) Per kete duhet te paraqesi Licencen perkatese.
10. Operatori Ekonomik duhet te kete minimalisht 1 (nje) punonjes qe eshte i certifikuar per Sigurine Kibernetike .Per kete, duhet te paraqese certifikaten perkatese. Punonjesi duhet te figuroje ne listepagesen e shoqerise per 3 muajt e fundit





