Arrestohet këngëtaren Elsa Lila, pasi akuzohet për trafik droge. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane. “La Repubblica” shkruan se për 13 persona është lëshuar urdhër-arrest, italianë e shqiptarë, ndërsa 9 janë arrestuar, mes tyre dhe këngëtarja shqiptare, Elsa Lila.

“Mes të arrestuarve është dhe një këngëtare shumë e njohur në vendlindjen e saj dhe boksieri Petrit Bardhi, tashmë i përfshirë në një tjetër operacion”, shkruan La Republica. Sipas mediave italiane, Lila mbante llogaritë e grupit të trafikut të drogës.

Operacioni i antidrogës, u zhvillua sot në jug të Romës, ndërsa u lëshuan urdhër-arreste për 13 persona, të cilët akuzohen për trafik droge.

Aktualisht vijojnë kontrollet dhe arrestimet në zonën e Acilias. Pas hekurave ka përfunduar boksieri Petrit Bardhi, alias “Titty”, mik i ngushtë i Arben Zogut “Riccardino”, një tjetër boksier, Orial Kolaj, i quajtur “bateria e Ponte Milvio”. Riccardino dhe Titty ishin bërë pjesë e një klani italo-shqiptar të drejtuar nga vëllezërit Guarnera që merreshin me trafikun e drogës.