Mediat italiane kanë publikuar pamjet e arrestimit të këngëtares shqiptare Elsa Lila gjatë operacionit për goditjen e një grupi italo shqiptar që merrej me trafik droge në Romë.

Në pamjet e publikuara ajo shfaqet me pallto të zezë dhe një kapele rozë në kokë ndërsa policia italiane ka mbuluar fytyrën e saj për shkak se çështja është ende në fazë hetimi.

Elsa Lila kishte rolin e financieres së grupit kriminal prej 13 personash, nga të cilët deri më tani janë arrestuar vetëm 9.