Policia e Tiranës ka zbuluar një banesë, brenda të cilës janë gjetur rreth 4 mijë objekte të trashëgimisë kulturore.

Në pranga mësohet se ka përfunduar një shtetas me inicialet A.K, i arrestuar më parë për trafikim veprat të trashgimsë kulturore.

Ndër objektet e sekuestruara janë pjesë ikonostasesh nga objekte të vjetra kulti, objekte etnografike, objekte të artit pamor, Objekte kulti Liturgjike, libra të vjetër, Kodik, Skrivane dhe mobilje të vjetra EPITAFE, etj.