Është hedhur shorti i Ligës së Konferencës për të përcaktuar çiftet që do të përballen në rrugën drejt finales së madhe që do të mbahet në Tiranë. I ftuar special ën këtë event ishte ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili është ambasador i këtij eventi. Ai pati nderin që të përziente goglat dhe të vendoste ekipet që do të ndesheshin me njëra tjetrën.Duket se Cana i solli fat Kumbullës, pasi Roma e tij u shortua me Bodo/ Glimt, një kundërshtar lehtësisht i kalueshëm.
Përballjet e 1/8 në Conference League:
Bodo Glimt-Roma
Feyenoord-Slavia Praha
Marseille-Paok
Leicester-PSV





