Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në sfidën midis Evertonit dhe Njukasëllit në Premier Ligë, ku një tifoz ka hyrë në fushë dhe ka tentuar të mbysë veten e tij.Ai hyri në fushë dhe lidhi fytin e tij me shtyllën e portës.
Forcat e rendit në stadium ndërhynë menjëherë që të shpëtonin jetën e tifozit dhe iu deshën disa minuta për ta zgjidhur lidhësen.Shkaqet se përse ky tifoz e bëri këtë gjë nuk dihen, por në bluzën e tij shkruhej: “Vetëm ndaloni naftën”.
Kjo bën të mendohet nga fansat se është një shenjë proteste për sheikët që kanë marrë nën kontroll klubin e Njukasëllit.





