4 të rinj janë ndëshkuar nga policia rrugore ditën e sotme pasi organizonin gara me makina luksoze në Tiranë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Gara e tyre niste nga Lapraka dhe përfundonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Policia u është vënë në ndjekje, ndërsa nga verifikimet ka rezultuar se njëra prej makinave, “Audi R8”, ishte e vjedhur në Suedi.
Nga verifikimet rezultoi se makina luksoze ishte e vjedhur në Suedi dhe u sekuestrua nga policia. Vlera e kësaj makine në treg është rreth 150 mijë euro.
Po ashtu policia ka ndëshkuar edhe drejtuesin e një Lamborgini, Range Roveri dhe Audi.






