Një aksident është shënuar ditën e sotme, ku një kamion i cili transportonte inerte ka dalë nga rruga në aksin Levan- Tepelenë.

Bëhet me dije se shoferi nga lodhja në një moment e ka kapur gjumi dhe kështu mjeti ka dalë nga rruga duke rënë anash saj.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.  

Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.