Një aksident i ndodhur këtë të shtunë në galerinë e minierës së Kromit në fshatin Lajthizë i ka marrë jetën 2 minatorëve, 41-vjeçarit Adil Dautaj dhe 43-vjeçarit Afrim Zhutaj.

Dy minatorët mbetën të bllokuar pas shembjes së galerisë në minierë, dhe pavarësisht ndërhyrjes nga ekipet e shpëtimit, trupat e tyre u gjetën të pajetë.

Mësohet se 43-vjeçari Afrim Zhutaj, i cili humbi jetën në këtë aksident, ishte baba i tre fëmijëve.