Ashtu siç paralajmëroi pasditen e së premtes ish-kreu i FRPD Durrës, Artion Barjamaj, një grup të rinjsh demokratë nga Durrësi iu bashkuan protestës kombëtare në kryeqytet, e mbajtur gjatë ditës së shtunë.

Madje, ata kanë qenë pjesë e grupit që qëndroi në shesh deri në orët e vona të mbrëmjes, për të ngritur zërin e tyre kundër rritjes së ndjeshme të çmimeve të shportës duke i kërkuar qeverisë Rama plotësimin e kërkesave të protestuesve.

“Protesta vazhdon…Skuadra e Durrësit”,– shkruan në rrjete sociale Barjamaj, ndërsa poston edhe një foto së bashku me të rinjtë pjesëmarrës.