Territori shqiptar mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku zonat e ulëta dhe bregdetare vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme do të ketë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Sipas MeteoAlb, e njëjta situatë e qëndrueshme meteorologjike do të vijojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 14°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në det dallgëzim 1 -2 ballë.