DurrësLajm” publikon pamjet nga ngordhja e pulave në Durrës si pasojë e gripit të shpendëve.

Në njërën prej fermave të qytetit bregdetar, shumë prej shpendëve të ngordhura jo vetëm që nuk janë groposur, por janë lënë jashtë ambienteve të pularisë të grumbulluara në pirgje, duke shtuar rrezikun për përhapjen e virusit.

Kryeveterineri Armand Llolli u shpreh se situata është kritike, ndërsa tha se asnjë nga autoritetet nuk ka ardhur për të marrë masa për eliminimin e tyre.

“Situata është tejet kritike, sepse ne kemi ngordhshmëri të lartë dhe asnjë nga autoritetet nuk ka ardhur të marrë masa për eliminimin e këtyre. Detyrën e ka shteti, autoriteti vendor, agjencia e mjedisit, shërbimi veterinar dhe sigurisht tatimet. Ndotja mjedisore është shumë e lartë dhe këtë e kanë për detyrë vetëm autoritetet e shtetit per te marre masa per eliminimin e tyre. Kanë filluar lëvizjet por të shohim çfarë do të bëhet.”, u shpreh Llolli.

Përfaqësuesi i kompanisë së vezëve “AIBA”, Artan Luku tha se po presin udhëzime nga Ministria e Bujqësisë për eleminimin e pulave të ngordhura.

Luku thekësoi se edhe krerët që janë gjallë paraqesin një rrezikshmëri të lartë.

Situata ka mbetur në një ngërç ligjor mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Mjedisit. Shtabi i emergjencës është mbledhur  dhe po mundohet të gjejë një vend për groposjen. Pritet që ministria e Bujqësisë dhe institucionet të japin urdhrin për eliminimin e atyre krerëve që janë gjallë. Tani më të rrezikshme janë krerët që janë gjallë. Për raste të tillë ka një mungesë në infrastrukturën ligjore sa i përket procesit të groposjes. Procesi i eliminimit është miratuar nga ministrja Ekonomi. Jemi në pritje, kemi 72 orë që presim urdhra.“, tha Luku.