Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku babai ka plagosur disa herë me thikë djalin e tij duke i shkaktuar plagë të shumta në trup.

Ende nuk dihet motivet që shtynë 66-vjeçari Ramo Sheroku për të plagosur me thikë djalin e tij 32-vjeç Andrea Sheroku.

I plagosuri është transportuar me ambulancë fillimisht në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit dhe më pas i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në Repartin e Kirurgjisë.

Mjekët e Spitalit të Beratit konformojnë se 32-vjeçari kishte marrë goditje në pjesën e kraharorit, afër mushkërive dhe për shkak të gjendjes së tij të rënduar mjekët e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë.

Babai i djalit është shoqëruar në ambjentet e DVP-së Berat dhe nga dëshmia e tij pritet të zbardhen detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.