Një ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se do të nisë ndërprerja e ndriçimit në akset kombëtare gjatë orëve të natës për të kursyer energji.

“I kemi kërkuar ARRSH për të nisur nga puna me OSHEE, për të ndërprerë ndriçimin në akset kombëtare. Nuk do t’i  ndërpresim në disa akse rrugore që cenojnë sigurinë, siç janë disa rrethrrotullimet”,- tha ministrja.

Por duket se akset nuk do të ndriçohen gjatë natës, por do të ndriçohen gjatë ditës!!!

Pamjet që sjell “DurrësLajm” janë xhiruar në unazën që lidh zonën e Plazhit me Shkozetin, ku siç shihet qartë të gjitha shtyllat e ndriçimit i kanë dritat të ndezura.

Mesa duket kursimi i energjisë për ndriçim duhet të ndodhë vetëm gjatë natës…