Saimir Kuçi, i dyshuar si truri i grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Krujës, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
37-vjeçari është gjetur i varur nga familjarët e tij, të cilët kanë njoftuar edhe policinë.
“Më datë 20.03.2022, në rrugën “Petro Marko” në Yzberisht, është gjetur nga familjarët e tij i pajetë në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi S. K., 37 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Tiranës.





