Dalin pamjet nga momenti kur 32- vjeçari Armando Ndreu ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një furre buke në Shkodër.
Në video dëgjohen edhe krismat, ndërsa autori mban të drejtuar automatikun drejt furrës së bukës.
Sipas pamjeve nga kamerat e sigurisë, ngjarja ka ndodhur në orën 19:35 minuta dhe të shtënat kanë zgjatur për disa sekonda.
Pas ngjarjes, autori është larguar me një makinë, e cila e priste aty afër, ndërsa gjatë kohës që ai qëllonte me armë zjarri dëgjohen vetëm te lehurat e një qeni.
Sipas policisë, ngjarja ndodhur pas një konflikti mes 32-vjeçarit dhe pronarit të furrës së bukës, Sadet Sala.





