Policia e Durrësit ka dalë me njoftim zyrtar për aksidentin e para pak minutave në aksin Thumanë-Fushë Krujë, ku siç u raportua në fillim, kanë mbetur të plagosur 4 persona, për të cilët mësohet se janë në gjendje të rëndë.

“Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin për media.

Njoftimi i plotë:

Krujë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin D. A., është përplasur me automjetin me drejtues ende të paidentifikuar.

Si pasojë e përplasjes është demtuar drejtuesi i automjeti D. A., i cili ndodhet në spitalin e traumës nën kujdesin e mjekëve.

Forcat e Policisë bashkë me forcat e zjarrfikses po nxjerrin 3 të lënduarit e tjerë nga automjetet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e aksidentit.