U vihet flaka gjatë natës disa palmave në sheshin “Liria” dhe në bulevardin “Epidamn”.

Siç duket edhe nga planet filmike që po publikon “DurrësLajm” pemët dekorative kanë djegie përgjatë trungut të tyre.
Mësohet se është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët gjatë natës.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur ngjarjen. Pritet të merren në shqyrtim pamjet filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës për të zbuluar autorin/ët e kësaj ngjarje.