Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një automjet të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet nga Komisariati i Policisë Fier, vjedhja e një shume të konsiderueshme parash, në një automjet.
Vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi Dh. T., 28 vjeç, për vjedhjen e një shume parash në automjetin në përdorim të tij, kanë kryer veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Si rezultat i punës hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, u ndalua shtetasi H. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën e parave në automjetin në përdorim të shtetasit Dh. T., 28 vjeç, banues në Korçë, të cilin e kishte lënë të parkuar në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.





