Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në portën e banesës së shtetasit A.P. 66-vjeç në Vaun e Dejës në Shkodër.

Ndërsa, denoncimi në polici është bërë rreth orës 11:00 të paradites së sotme.

Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës

“Rreth orës 11:00 jemi njoftuar se gjatë natës, në fshatin Stajkë, Vau i Dejës, në portën e rrethimit të jashtëm të banesës së shtetasit A. P., 66 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e oborrit të banesës.

Vijojnë veprimet hetimore në vendin e ngjarjes duke administruar çdo provë dhe duke vlerësuar çdo informacion, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.