Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmes një deklarate ka njoftuar një plan kombëtar për ditët pa makina, ku njoftohet se në qytete kryesore të çdo qarku, duke filluar nga 3 prilli, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina.
“Kemi vendosur që ditën pa makina ta shtrijmë në qytetet kryesore të çdo qarku, për kursim, veprim dhe për një mjedis më të pastër”, tha ndër të tjera Kumbaro, ndërsa Rama në Facebook-un e tij shkruan:
“Nga data prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë
Fillojmë menjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve”, shkruan Rama.