Pasditen e së enjtes është ankoruar në portin e Durrësit anija “Erdogan” me flamur turk. Mjeti lundrues ka sjellë në portin më të madh në vend plehra kimike nga Italia, ndërkohë që pritet që ditën e shtunë të lërë portin e Durrësit.
Anija turke me moshë 31-vjeçare mban emrin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, një mik i mirë i kryeministrit shqiptar Edi Rama.