Moderatori dhe gazetari i njohur, Sokol Balla është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka dhënë vetë Balla teksa ishte i ftuar në emisionin “Fit Station” në “News 24”.

Gazetari ka treguar se prej një muaji partnerja e tij ka sjellë në jetë një vajzë dhe ata janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.

“Tashmë jam me tre fëmijë, nga njëra anë ndjehem i plotësuar se në familjen tonë ne kemi qenë 3 fëmijë dhe unë tani jam si babai im me tre fëmijë. Është një ndjenjë plotësimi shumë e bukur por si e thashë anoj te babai që i llastoj fëmijët”, tha Balla ndërsa zbuloi se vogëlushja quhet Brooklyn.

Balla është gjithashtu baba i një djali të quajtur Kolin dhe një vajze të quajtur Bellen nga martesa e tij e mëparshme me ministren Belinda Balluku.