Bordi i Transparencës pritet të rrisë sërish rritjen e çmimit të naftës, duke e çuar në 245 lekë për litër, nga 233 që ishte këtë javë.
Ndërkohë çmimi i benzinës mbetet po njëlloj, 218 lekë dhe gazi po ashtu në 93 lekë.
Në vendin tonë, nafta arriti çmimin rekord në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare.
Pas kësaj rritjeje, nisën protestat në vend dhe Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Bordi e uli fillimisht çmimin deri në 203 lekë për litër, pasi në bursa zbriti nën 100 dollarë për fuçi. Por, më pas nafta u rrit sërish në bursa dhe aktualisht luhatet në rreth 120 dollarë për fuçi.