Një objekt tregtar në qendër të Shkodrës në pronësi të ish kandidatit për kryetar Bashkie të Partisë Demokratike, Xhemal Bushati ka shpërthyer në orët e vona të mbrëmjes së të premtes.
Siç mësohet ngjarja ka ndodhur në Shkodër në afërsi të prefekturës, në zonën e Pedonales, në objektin e Bushatit ku po në të njëjtën kohë është dëgjuar një tjetër shpërthim në një supermaket në një tjetër lagje në pronësi të familjes Lici.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e këtyre dy shpërthimeve.





