Vendi ynë vijon të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin gjatë paradites dominim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sot pasditja dhe orët vijuese sjellin vranësira kalimtare, ku më të dukshme do të jenë në shtrirjen lindore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1 deri në 21 gradë.