Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj nga Vlora e ka quajtur aktualisht situatën e pandemisë nën kontroll, por thekson se Covid-19 është ende mes nesh.

“Covid është akoma mes nesh. Sigurisht është shumë më qetë, por është prezent akoma. Na shqetëson fakti i fundvit se çfarë do të na vijë. Situata në këtë moment është e qetë”, tha ai.

Janë 29-30 pacientë të shtruar në spital, por sipas Bratajt numri i të infektuarve është më i lartë. Sipas tij, një nga shkaqet lidhet edhe me numrin e ulët të testimeve në këtë periudhë.

“Në këtë moment nuk bëhen edhe shumë testime dhe numri është më i madh”, theksoi ai.

Brataj ka bere me dije se duhet pritur situata në  vijim lidhur. Siç thotë ai lufta pritet te krijojë probleme sa i përket COVID sidomos nga Ukraina ku qytetaret janë te pambrojtur për një kohe të gjatë dhe infeksioni do të përhapet më shumë.

“Lufta do të na krijojë probleme të tjera, sidomos Ukraina ku njerëzit zbresin të gjithë në bodrume. Si gjithmonë është frika e mutacioneve që mund tyë krijojnë probleme”, tha ai.

Për Brataj ky virus do të jetë pjesë e jetës sonë, por duhet parë si do të paraqitet situata në vjeshtë dimër. Kreu i urgjencës ka theksuar se vaksinimin është arma e vetme kundër virusit.

Edhe pse ka një ulje të interesit për vaksinim, Brataj ka berë thirrje për vaksinim ndërsa këtë vit do të jenë në dispozicion dhe rreth 1 milion vaksina pasi kontratat tashmë janë mbyllur. /abcnews.al