Është regjistruar një vatër zjarri në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Kamëz.

Zjarri ka nisur në ambientet e të ndaluarve. Deri më tani, dy persona janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë.

Ndërkohë, zjarrfikëset kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur.