Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako thotë se larja e rrugëve dhe trotuareve të qytetit kryhen gjatë orëve të natës.

Sako shkruan se puna vijon edhe nëpër lagjet e qytetit bregdetar.

Postimi i plotë:

Punojmë pa pushim 24 orë në terren në shërbim të qytetit dhe qytetarëve por edhe pushuesve të shumtë që vizitojnë Durrësin.

Vazhdojmë punën për pastrimin e përditshëm të qytetit.

Larja e rrugëve dhe trotuareve, kryhet gjatë orëve të natës. Përveç shesheve e rrugeve në qendër puna vijon edhe nëpër lagjet e qytetit.