Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e shtëpive dhe objekteve të tjera në Vlorë.

Një prej pronarëve të hotelit në Radhimë i cili do të shembet ka marrë djalin e mitur 3 vjeç në krahë dhe ka hipur në tarracë duke kërcënuar se nëse nuk ndalojnë shëmbjen atëhere ai do të hidhet.

Sipas IKMT kjo ndërhyrje po bëhet nëpër objekte të cilat nuk janë klasifikuar nga procesi i legalizimit.

Nga ana tjetër, pronari i hotelit nuk është dakord që objekti të shembet, pasi e ka me letra të rregullta.