Zjarri në komisariatin në Kamëz që i kushtoi jetën të riut Arben Mici tronditi opinionin publik.

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë.

Lala thotë se i riu u lejua të pinte cigare dhe me çakmak i vuri flakën dyshekut në dhomë, por tymi nuk dilte jashtë sepse qelitë nuk kanë dritare.

Ishte Dilaver Idrizi që njoftoi policët që tentuan të shpëtonin jetën e të riut, por ai u mbyll në banjë, ku edhe humbi jetën.

Mësohet se Mici ishte denoncuar në polici nga nëna e tij pasi e kishte kërcënuar se do i vinte flakën shtëpisë.

Klodiana Lala: Tualetet e qelive të reja janë prej porcelani se mund të thyhen dhe mund të kryhen akte vetëvrasje. Në 20:50, Arben Mici u lejua që  të pijë një cigare, gjë që është e ndaluar se do të duhej të qëndronte në ambient të posaçëm. Ishte i arrestuar për dhunë në familje.Në 60 ditët e fundit u raportua 22 herë sepse nëna sinjalizonte policinë por nuk bënte denoncim. Herën e fundit bëri denoncim se djali i tha se do i digjte shtëpinë. Kur hyri në qeli shkatërroi dyshekun dhe i vuri flakën. Duke qenë se nuk ka dritare, ishte e vështirë të dilte tymi.