Teuta doli me sukses nga transferta ndaj Laçit, teksa skuadra e drejtuar nga trajneri Renato Arapi fitoi ndaj kurbinasve me rezultatin e ngushtë 0-1 falë golit të Rubin Hebajt. Gjithsesi, një tjetër lojtar që bëri diferencën në radhët e durrsakëve ishte Albano Aleksi.

Në bazë të performancës së tij, në emisionin Analizë Superiore në moderimin e Sokol Xhihanit dhe me pjesëmarrjen e Fatjon Bardhit, analistit të kombëtares U19, Aleksi është përzgjedhur si njeriu i ndeshjes.

29-vjeçari mbylli me sukses 52 pasime nga 62 të tentuara, ndërsa fitoi 50% të dueleve si dhe ishte autor i 15 interceptimeve.

Ndërkohë, një tjetër statistikë në të cilën Aleksi shkëlqeu ishte ajo e topave të rikuperuara, plot 22, nga të cilat 8 në gjysmëfushën kundërshtare.