OSHEE njofton se për dy ditët e ardhshme (30-31 mars), do të ketë stakim të energjisë elektrike në disa zona në Durrës.

Ndërprerja do të jetë përgjatë fashës orare 08.00 – 13.00.

Në njoftimin e OSHEE-së thuhet se gjatë këtij intervali kohor do të kryehet remont në linjën 110kV Rrashbull-Sallmone (Sukth).

Më poshtë janë të gjitha zonat ku do të ketë ndërprerje të energjisë.

Njoftim i OSHEE-së:

Njoftim i OST për abonentët #Durrës
Stakim, 30-31 mars

Me kërkesë të OST, e cila do të kryejë remont në linjën 110kV Rrashbull – Sallmone (Sukth), në datat 30-31 mars gjatë intervalit kohor 08:00- 13:00 do të stakohen disa nënstacione duke lënë pa energji këto zona në Durrës dhe Shijak:

30 mars
Shijak, Breg Lumi, Punishte, Ferme Sukth, Hidrovori, (Lagjia e Stallave), Biznes gjate autostrades, 4 Rruget, Maminas – Shijak, S.M.T-ja, Grumbullimi, Maminasi, Sallmone, Gjiri i Lalezit, Kompleksi Lura, Shenavlash

31 mars
Pjesërisht: Shenavlash, Vrine, Tregu i makinave, Zona idustriale Spitalles, Qyteti Rinia, zona djathtas hyrja e Durresit ( ish keneta) deri te N/st Spitalle,  ish-PTT Spitalle, varrezat e reja, ish-Kimike dhe zonat rrotull deri te Hidrovori, Porto Romano, Zona e Kenetes Durres; zona Burgut, Rruga Aleksander Goga, ANOIL, Eropetrol, Intergaz, Serat, ADC, Universiteti dhe Zona Spitalle.