Policia ka arrestuar 2 të rinj në Shkodrë pasi akuzohen për vjedhje.

Policia thotë se të rinjtë me iniciale S. Q., 27 vjeç dhe A. Q., 31 vjeç, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër.

Jo vetëm kaq por ata kanë kanosur edhe pronarin e supërmarketit dhe i kanë dëmtuar me sende të forta pajisjet në dyqan.

Njoftimi:

Arrestohen 2 shtetas, për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera” dhe “Kanosja”, të kryera në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit S. Q., 27 vjeç dhe S. Q., 31 vjeç, banues në Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se më datë 27.03.2022, kanë vjedhur artikuj të ndryshëm ushqimor në dyqanin në pronësi të shtetasit B. B., 61 vjeç, banues në lagjen “Liria”, Shkodër. Po në datën 27.03.2022, shtetasit S. Q. dhe A. Q. kanë kanë kanosur shtetasin B. B., si dhe i kanë dëmtuar me sende të forta pajisjet në dyqan.