Interi dhe Milani janë gati të ndërtojnë stadiumin e ri larg “San Siro”-s.
Projekti aktual në fakt ka pësuar një tjetër “ngecje” dhe këtë herë mund të jetë vendimtar, me dy klubet që po shikojnë përreth.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane nga “La Gazzetta dello Sport”, burokracia po ngadalëson shumë operacionet me dy klubet ku janë të disponueshme për debatin e kërkuar me ligj, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë miliona më shumë për studime të reja fizibiliteti pa garanci.
Stadiumi larg Milanos?
Interi dhe Milani po vlerësojnë alternativa të tjera, krahasuar me “San Siro”-n dhe më e mundshme, aktualisht, për ndërtimin e stadiumit të ri, është zona “Sesto San Giovanni” ku më parë ka qenë një nga fabrikat e çelikut.
Deri tani nuk ka lajme për kontakte të drejtpërdrejta mes drejtuesve dhe kryebashkiakut të Sestos, por në muajt e ardhshëm historia mund të pësojë një kthesë.





