Sot pasdite deri më 1 prill, pritet përkeqësim i motit në gjithë bregdetin shqiptar, ku forca e detit pritet të shkojë deri në 7-8 ballë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, në datat 30 e 31 do të anulohen lindjat e lundrimit Durrës-Bari dhe Bari-Durrës.

DPD njofton pasagjerët që kanë blerë biletat, të kontaktojnë agjencitë për rimburisimet apo zhvendosjen e udhëtimeve në data të tjera.

Po ashtu pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.

Njoftimi për përkeqësim të motit në Republikën e Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtim JUG-JUGPERËNDIM dhe JUG-JUGLINDJE në datën 30 mars 2022 deri më datën 1 prill 2022 moti në gjithë bregdetin shqiptar do të jetë përkeqësuar.

Bregdeti shqiptar do të perfshihet nga era me shpejtësi deri në 20m/s dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.50 deri 4.00 m ku forca e detit shkon 5-6 deri 7-8 ballë.

Kushtet e motit përmirësohen në datën 1 prill 2022 mbas orës 22:00.
-Njoftohen të gjithë pasagjeret qe kane pronotuar per te udhetuar ne datat 30 e 31 ne linjat Durres-Bari dhe Bari-Durres se linjat janë anuluar per shkak te motit. Kontaktoni agjencite per rimburisimet apo zhvendosjen e udhetimeve ne data te tjera.

-Për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruse dhe mjeteve të peshkimit.