Një 34-vjeçar me iniciale A.S., është marrë peng nga një vajzë dhe një djalë në Tiranë.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë 26-vjeçarja E.K., dhe 32-vjeçari P.Sh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë-Informacion

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. K., 26 vjeçe dhe P. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Laprakë, kanë marrë me forcë në automjet shtetasin A. S., 34 vjeç.