Rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, pranë fshatit “Mashkullorë”, në ambientet e biznesit të shtetasit A. P., 43 vjeç, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti furgon, tip “Benz”, në pronësi të këtij shtetasi.
Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qënë i parkuar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Verifikimet paraprake nuk kanë ngritur dyshime të tjera lidhur me këtë incident.
Mjeti ka qenë vazhdimisht i mbikqyrur nga kamerat.





