Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta i cili tha se viktimat janë drejtuesit e dy automjeteve të përfshira në aksident.

Kemi dy të vdekur. Aksident në mes dy veturave. Drejtusit e mjeteve kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta.

Në vendngjarje shkuan policia, hetuesit dhe autoambulancat ndërkohë që ende nuk janë bërë publike detaje të ngjarjes.