Bashkë me Nuredin Dumanin në pranga kanë rënë edhe 5 persona të tjerë.
Gazetarja Xhensila Kodra, e ftuar në “ABC Live” ka zbuluar detaje të reja lidhur me të shumë kërkuar e drejtësisë Nuredin Dumanin, i cili vetëm pasi mbeti i plagosur nga një shkëmbim zjarri në Elbasan, mundi të kapej në Fier.
Në pranga policia ka vënë edhe të dashurën e Nuredin Dumanit M.H 20-vjeç nga Kosova.
Gazetarja Kodra, raporton sipas informacioneve Nuredin Dumani edhe pse në kërkim për të paktën 7 ngjarje kriminale ka mundur të thyej kufirin dhe të shkojë në Kosovë.
Ndërkaq ai mundi edhe të kthehej në Shqipëri pa u shqetësuar duke sjellë me vete edhe të dashurën e tij 20-vjeçare.
Mes të arrestuarve me Dumanin, janë 2 mjekët, Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci. Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit.
Këta persona dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen.
Në pranga ka rënë 20-vjeçarja e dashur e Nuredin Dumanit e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.





