Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Elbasanit në Tiranë.
Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe për pasojë janë lënduar dy shoferët dhe një pasagjere.
Të lënduarit janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 31.03.2022, në Rrugën e Elbasanit, afër Pallatit të Brigadave, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin D. P., dhe mjeti me drejtues shtetasin A. S.
Dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeria që ndodhej në mjetin me drejtues shtetasin D. P., shtetasja M. C., janë dërguar për kontroll në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





