Një rulotë me targa të huaja ka dal nga rruga në afërsi të fshatit Pocem në Mallakastër, ndërsa në të po udhëtonin një çift skocez të cilë kanë pëfunduar në spitalin e Fierit.

Fillimisht burrë e grua, kanë pritur që të mbërrijnë në vendin e ngjarjes uniformat blu duke refuzuar ndihmën mjekësore në spitalin e Fierit, por më pas janë shoqëruar me autoambulancë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i daljes nga rruga ka qenë lagështia në rrugë.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 20:00, në Poçem, Mallakastër, shtetasi D. M., 34 vjeç, banues në Skoci, duke drejtuar automjetin tip rulot, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi D. M dhe pasagjerja, shtetasja G. T., 26 vjeçe, banuese në Skoci, të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, për momentin jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.