Para disa minutash, në Lezhë një person ende i paidentifikuar ka hedhur një lëndë plasëse. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja” në verandën e një lokali.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka persona të lënduar dhe dëme materiale. Kjo ngjarje ka krijuar panik te qytetarët pasi ka ndodhur në një zonë të banuar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen rrethanave të ngjarjes.





