Kur ka filluar numërimi mbrapsht për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar 2022 duke nisur nga data 21 nëntor deri më datë 18 dhjetor, vijojnë ende akuzat se në Katar kanë vdekur një numër prej 6500 punëtorësh të cilët janë marrë me ndërtimet e stadiumeve.

Ka qenë The Guardian e cila ka publikuar këtë shifër, ndërsa së fundmi, ambasadori i Kupës së Botës, Ronald De Boer thekson se një shifër e tillë është një çmenduri dhe nuk ka shanse të jetë e vërtetë.

“Kjo shifër me të vërtetë është një çmenduri, është për të ardhur keq që disa persona kanë humbur jetën, por nuk është mirë të ekzagjërohet në një formë të tillë. Shifra nuk është reale dhe nuk i referohet punëtorëve”, u shpreh De Boer.