Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në afërsi të autostradës në Kashar, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Mësohet se është qëlluar drejt një makine, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje. Në automjet është gjetur i vrarë një i ri rreth 35 vjeç.
Ende nuk dihet se kush kanë qenë autorët apo se kujt po i bëhej atentati.





