Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku është regjistruar një atentat me një të vrarë në rrugën Tiranë-Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të aksit Tiranë-Durrës pranë “DHL’. Viktima është gjetur brenda një mjeti tip fuoristradë.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të automjetit.
Blutë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





