Një atentat është bërë mbrëmjen e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, ku viktimë ka mbetur Iljaz Çali nga Vora.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona si dhe po këqyr kamerat e sigurisë për të zbuluar më shumë rreth ngjarjes.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.