Prej kohësh aktori turk me origjinë shqiptare, Can Yaman është në qendër të mediave, jo vetëm për jetën e tij artistike por dhe për atë private. Së fundmi, aktori përflitet se është në një lidhje dashurie me gazetaren e njohur të sportit në Itali, Diletta Leotta.
Revista e njohur “Chi” ka publikuar dje disa foto ku çifti shfaqet duke u puthur e përqafuar, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme. Mediat italiane kanë shkuar dhe më tej duke shkruar se dyshja kanë kaluar bashkë 5 net në një hotel në Romë.
Lidhur me të gjitha aludimet që janë bërë për jetën e tij aktori ka vendosur të reagojë përmes një postimi në InstaStory në gjuhën italiane ku shkruan: “Është puna ime. Pikë”, shoqëruar me një emoji që nënkupton “heshtni”.





