Tre shqiptare janë arrestuar nga policia zvicerane, pasi u kapën me 11 kg heroinë. 

Policët kantonalë kanë kontrolluar para një prone një kosovare 65-vjeçare me banim në Embrach, të dyshuar për tregti me lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit të mëvonshëm të shtëpisë, policia ka gjetur rreth njëmbëdhjetë kilogramë heroinë, katër kilogramë lëndë për përpunim të drogës dhe sasi të vogla kokaine dhe marihuanë, thuhet në një komunikatë të Policisë Kantonale, të publikuar në www.zh.ch (faqen zyrtare të Kantonit të Cyrihut).

Një shtetase 27-vjeçare nga Shqipëria e cila ndodhet me qëndrim të parregullt në Zvicër dhe një 23-vjeçare tjetër, po ashtu shtetase shqiptare, por me banim në Embrach, janë arrestuar pasi akuzohen për shtije të lëndëve narkotike.